
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe, e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”. Sfida që po luhet në “Air Albania” është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Në minutën e 18, Mirlind Daku pati rastin e artë, por nuk u shfrytëzua siç duhet. Gjithësesi aksioni u konsiderua pozicion i parregullt.
7 minuta më vonë, iniciativa i takoi Ishujve Faroe, që provuan me forca të pakta. Goditja e parë nga këndi e ndeshjes ishte për ta. Më pas, Shqipëria doli në kundërsulm, por pa rezultat.
Në minutën e 35, Bajrami provoi nga distanca, por portieri i Ishujve Faroe ishte në pozicion dhe neutralizoi topin.
Në fundin e pjesës së parë patëm edhe dy raste të tjera për shënim, ku fillimisht “bomberi” beratas, Myrto Uzuni goditi me forcë nga brenda zonës portën kundërshtare, por sërish “gardiani” 23-vjeçar ishte i vëmendshëm, duke mos lejuar topin të shkonte në rrjetë, ndërsa rasti i fundit flagrant ishte ai i Mirlind Dakut, i cili pasi mori një pasim të bukur nga mesfusha nuk arriti të çonte topin pas shpatullave të kundërshtarit.
Lini një Përgjigje