Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së “play off-it" të Abissnet Superiores mes Erzenit dhe Korabit. Sfida e luajtur në “Niko Dovana” është mbyllur në barazim 1-1.
Shijakasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 4. Pas nj goditje këndi, Alan harkoi për Sadikin, i cili me kokë gjujati dhe dërgoi topin në rrjetë.
Në mintuën e 19, dibranët barazuan shifrat. Pasim nga e djathta në zonë për Tabakun, i cili u rrotullua dhe çoi topin në rrjetë pa i dhënë mundësinë Xhikës të ndërhynte.
Në minutën e 24, Mehmeti u rrëzua në zonë pas një ndërhyrje të Selmanit dhe gjyqtari Hamiti bëri shenjë nga pika e bardhë. Pas protestave të dibranëve, ai shkoi të shihte aksionin në VAR dhe anuloi vendimin që kishte dhënë në fushë.
Lini një Përgjigje