Sport 4 Qershor 2023, 17:31

Formula 1 / Vershtapen fiton Çmimin e Madh të Spanjës dhe vazhdon arratinë drejt titullit, ringjallet Hemilton

Shkruar nga Pamfleti

Formula 1 / Vershtapen fiton Çmimin e Madh të Spanjës dhe

Maks Vershtapen ka vazhduar dominimin e tij të plotë në këtë edicion të Formula 1, duke triumfuar me makinën Red Bull edhe në pistën e Barcelonës. Piloti holandez, ka dominuar që në startin e garës, duke e mbyllur i shkëputur nga Luis Hemilton, i cili plotësoi podiumin bashkë me shokun e skuadrës, Xhorxh Rasëll. 

Nëse Vershtapen ecte i qetë duke rritur diferencën xhiro pas xhiroje, pas krahëve të tij kishte vazhdimisht ndërrime pozicionesh, derisa dy makinat Mercedes u pozicionuan përfundimisht në vendin e dytë dhe të tretë, përkatësisht pas ndërrimit të gomave. 

Ata lanë pas edhe Serxhio Perez me makinën e dytë Red Bull, ndërsa Karlos Sainz i Ferrarit përfundoi garën në vendin e 5, duke humbur terren pak nga pak e duke mos ditur të mbronte vendin e dytë në të cilin e nisi këtë garë. 

Stroll, Alonso, Okon, Zhou dhe Gasli plotësuan 10-shen e pilotëve në zonën e pikëve, ndërsa Lëklerk që e nisi garën i parafundit, nuk ia doli të bënte më shumë se sa të siguronte vendin e 11. 

Formula 1 / Vershtapen fiton Çmimin e Madh të Spanjës dhe

maks vershtapen formula 1 çmimi i madh i spanjës