
Piloti meksikan, Serxhio Perez me Red Bull fitoi sot garën sprint të çmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1, zhvilluar në Baku. Në podium u ngjitën edhe Sharl Lëklerk me Ferrari si dhe kampioni i botës në fuqi, holandezi Maks Vershtapen me Red Bull.
Lëklerk, që e nisi garën nga “pole position”, e humbi atë në mesin e garës, pas një aksidenti dhe futjen në pistë të makinës së sigurisë. Gjithsesi, kjo garë e shkurtër tregoi se makina italiane është rikthyer protagoniste, duke rivalizuar me dy makinat Red Bull, që ishin më të shpejta.
Në vendin e katërt u rendit Xhorxh Rasëll me Mercedes, që la pas Karlos Sainz me Ferrarin, Fernando Alonson me Aston Martin e Ljuis Hamilton me makinën tjetër Mercedes. Në zonën e pikëve edhe Lens Stroll me Aston Martin. Nesër pasdite do të zhvillohet gara e Azerbajxhanit, me Lëklerk në “pole position”.
CHECO TAKES VICTORY IN THE SPRINT!!! ????
— Formula 1 (@F1) April 29, 2023
Important points on the board for the Mexican driver in the championship fight ????
He really does like Baku! ????#AzerbaijanGP #F1Sprint @SChecoPerez @redbullracing pic.twitter.com/Y5JYQaXTYa