Sport16 Tetor 2023, 16:27

“Pjesëmarrja në ‘Euro 2024’ diçka e bukur”, Strakosha para Bullgarisë: Grupi është gati, çdo ndeshje ka vlerë

Shkruar nga Pamfleti

“Pjesëmarrja në ‘Euro 2024’ diçka e

Shqipëria sfidon Bullgarinë nesër në “Air Albania”, në orën 18:00, në një ndeshje miqësor. Në konferencë për shtyp përkrah trajnerit Sylvinho, pasditen e sotme doli dhe portieri Tomas Strakosha.

Gardiani i portës shqiptare foli për eksperiencën e tij të re në Premier League, si dhe për ndjesitë e kualifikimit në Euro 2024.  Sa i takon ndeshjes miqësore të ditës së nesërme, ai tha se grupi është gati për gjithçka.

Debutimi në Premier League, alternimi me Berishën, si ndihesh?Jam krenar për debutimin në Premier League, në kombëtare mendon trajneri, kushdo duhet të jetë gati dhe të ndihmojë skuadrën për të arritur objektivin. Futemi gjithnjë për të fituar, çdo ndeshje është e rëndësishme për të krijuar një skuadër solide dhe është e rëndësishme të kenë minuta ata që luajnë më pak për t’ju ndjerë të rëndësishëm.

Për mua është gjëja më e bukur të luaj në Premier League, jam i lumtur. Besoj se kam cilësitë për të luajtur, objektivi tjetër është të luaj në Europian.

Jemi të lumtur, grupi është shumë pozitiv kjo është ajo që na ka munguar këto vite. E meritojmë kualifikimin duke arritur edhe vendin e parë, jemi të bashkuar dhe ndaj vijnë edhe rezultatet. Lojtarët nuk ndryshojnë shpesh tani dhe në kombëtare nuk ke kohë për të krijuar grupin, kjo na ka munguar me Rejën dhe Panuccin. Kjo është meritë e trajnerit, jemi afër njëri-tjetrit dhe kjo duket edhe në fushë”, tha ai.

Hera e parë në Europian? “Nuk e kisha menduar, tani e mendojmë të gjithë do të jetë e bukur. Shumë lojtarë luajnë në skuadra të mëdha me shumë eksperiencë, e kemi ekipin për të marrë edhe më shumë nga hera e fundit në Europian”, tha ai.

Stoli te Brentford ju penalizon për Europianin? “Nuk vendos unë, ka edhe 6-7 muaj për në Europian, tani gjërat ndoshta ndryshojnë, jam i lumtur që jam në kombëtare, e rëndësishme të jem mirë me shëndet dhe pastaj nuk i dihet se çfarë ndodh”.

Çfarë prisni nga Bullgaria? “Presim një ekip të organizuar mbrapa dhe që do të provojë në goditjet standarte. Jemi të gatshëm për të provuar veten. Lojtarët që kemi në ekip nuk i ndryshoj as me lojtarët më të fortë. Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne”, tha ai.

strakosha