TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2026, 10:37

Pse këpucët rozë po dominojnë fushat e Kupës së Botës 2026?

Shkruar nga Pamfleti
Pse këpucët rozë po dominojnë fushat e Kupës së
Lojtarët e futbollit me këpucë rozë

Ka qenë një periudhë kur këpucët e futbollit njiheshin vetëm për një ngjyrë: të zezën. Megjithatë, kjo traditë ndryshoi gjatë dekadave të fundit, kur prodhuesit nisën të eksperimentonin me ngjyra dhe dizajne të ndryshme për t’u dalluar në treg.

Në Kupën e Botës 2026 duket se ka lindur një trend i ri. Këtë herë, ngjyra që po dominojnë fushat nuk është e zeza, por rozë. Sipas BBC-së, shumica e lojtarëve në turne po zgjedhin këpucë me nuanca të ngjashme rozë, një prirje që lidhet drejtpërdrejt me strategjitë e markave më të mëdha sportive.

Nike, Adidas dhe Puma, tre prodhuesit kryesorë të pajisjeve sportive në botë, kanë prezantuar modele me stil dhe ngjyra të ngjashme për Botërorin, duke e bërë rozën ngjyrën më të dukshme në fushë.

Ky fenomen u vu re qartë edhe në ndeshjen hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, ku një numër i madh futbollistësh mbanin këpucë rozë të ndezura.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur markat favorizonin kryesisht kombinimet klasike bardh e zi, këtë verë ato janë fokusuar te ngjyrat e forta dhe tërheqëse për të krijuar më shumë impakt vizual.

Një tjetër arsye lidhet me vetë lojtarët, të cilët sot janë më të gatshëm të përdorin pajisje me dizajne dhe ngjyra më ekstravagante sesa brezat e mëparshëm. Për më tepër, ngjyra rozë krijon kontrast të fortë me gjelbërimin e fushës, duke u bërë lehtësisht e dallueshme si në stadium, ashtu edhe në ekranet e televizorit apo telefonit.

Këpucët rozë bien veçanërisht në sy gjatë pamjeve me lëvizje të ngadalta dhe në ndeshjet e zhvilluara nën dritat e reflektorëve, çka i bën ato edhe më të dukshme për publikun.

Megjithatë, BBC vëren edhe një paradoks interesant: ndërsa kompanitë kanë zgjedhur rozën për t’u dalluar nga konkurrenca, fakti që pothuajse të gjitha markat kanë ndjekur të njëjtën tendencë mund ta bëjë më të vështirë identifikimin e modeleve të veçanta në fushë.

kepucet roze kupa e botes 2026

Lini një Përgjigje