TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shtator 2024, 16:47

Publikohen imazhet e para të stadiumit të ri të Mançester Junajtid, plani 2 miliardë sterlina i “Djajve të Kuq” (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen imazhet e para të stadiumit të ri të Mançester

Imazhet e para të stadiumit të ri të Mançester Junajtid janë zbuluar pasi planet për t’u larguar nga “Old Trafford” janë konfirmuar.

Planet për një stadium të ri të “Djajve të Kuq” u konfirmuan në gusht të këtij viti, pasi pronarët e rinj INEOS kërkojnë të krijojnë një stadium me rëndësi kombëtare.

Publikohen imazhet e para të stadiumit të ri të Mançester

Ndërsa fillimisht u konsiderua një rikonstruksion i “Old Trafford”, Junajtid zgjodhi të vazhdojë me planin për të ndërtuar një stadium të ri 100,000 vendesh që besohet të kushtojë rreth 2 miliardë stërlina.

Stadiumi i ri do të ndërtohet në tokën në pronësi të klubit përballë “Old Trafford”, me punimet që janë planifikuar të përfundojnë në vitin 2030.

Publikohen imazhet e para të stadiumit të ri të Mançester

mançester junajtid

Lini një Përgjigje