TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Dhjetor 2023, 20:06

Pulisiç i kthen buzëqeshjen Piolit, Milani vuan por ia del në “San Siro” ndaj Sasuolos

Shkruar nga Pamfleti

Pulisiç i kthen buzëqeshjen Piolit, Milani vuan por ia del në

Milani e ka mbyllur me një fitore vitin 2023, teksa ka mundur në “San Siro” skuadrën e Sasuolos.

Kuqezinjtë dominuan ndeshjen përballë skuadrës së Nedim Bajramit, i cili ishte titullar në këtë sfidë, duke kërkuar me ngulm që të gjenin shpejt golin. Por ai erdhi në minutën e 59 me anë të Pulisiç, i cili i dha avantazhin e merituar Milanit.

Më pas, “Djalli” krijoi disa raste të rrezikshme, pa tundur përsëri rrjetën deri në fundin e ndeshjes. Megjithatë, ai gol mjaftoi për tre pikë të rëndësishme për kuqezinjtë, por edhe për trajnerin Pioli, e ardhmja e të cilit është vënë në diskutim.

Sa i përket Nedim Bajramit, mesfushori i Kombëtares ishte titullar në këtë sfidë duke zhvilluar një lojë mjaft të mirë. Tetovari u zëvendësua në pjesën e dytë, në minutën e 65 të takimit.

milan sasuolo seria a

Lini një Përgjigje