TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Korrik 2025, 16:33

“Qendro modest”, futbollisti i Shkëndijës ‘hakmerret’ ndaj presidentit të Steauas pasi dikur e largoi nga ekipi rumun

Shkruar nga Pamfleti

“Qendro modest”, futbollisti i Shkëndijës

Kamer Qaka mungoi dje, ndërsa Shkëndija e Tetovës eliminoi Steauan e Bukureshtit në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Tetovarët kanë siguruar tashmë grupet e Europës, pasi në rastin më të keq do të luajnë në Ligën e Konferencës.

Qaka ishte i pezulluar për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen e parë. “Qëndro modest”, ishte postimi i Qakës në rrjetet sociale, ndërsa Shkëndija siguroi kualifikimin historik në Bukuresht.

“Qendro modest”, futbollisti i Shkëndijës

Gjithçka dukej se i drejtohej presidentit të Steauas, Xhixhi Bekali. Ky i fundit pati disa deklarata që ulnin Shkëndijën për nivelin.

Shkëndija është një skuadër e divizionit të tretë” apo “Nuk kam emocione për ndeshjen e kthimit, do i japim atyre katër gola”, shkruan Qaka në rrjetin social Instagram. Dikur luante me Steauan, por aventura e tij zgjati vetëm dy muaj.

 

kamer qaka ish-futbollisti shqiptar i steauas xhixhi bekali

Lini një Përgjigje