
Berat Lush ishte kryefjalë dje në Turqi ku shënoi katër gola, ndërsa Esenler Erokspor fitoi 5-0 përballë Istanbulspor. Anësori me origjinë shqiptare festoi një prej golave me shqiponjë.
Lush ka lindur në Gostivar. Rreth një vit më parë, ndërsa debutonte që 17 vjeç me Gallatasarajin, në “Instagram” mbante edhe flamurin e Maqedonisë së Veriut krah Shqipërisë. Ndërkohë tashmë, mban Turqinë dhe Shqipërinë.
18-vjeçari ka luajtur me Turqinë U-18. Dhe akoma mbetet për t’u vendosur cila do jetë zgjedhja e tij në të ardhmen, pasi nuk dihet nëse është kontaktuar nga FSHF. Interesi nga Maqedonia e Veriut është raportuar më parë.
Sa te jet matrapazi A Duka dhe injoranti amator Silvinho ne do bejme akoma me shume hapa pas ne kombtare.