TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Janar 2025, 16:19

Rei Manaj “pa frena”, sulmuesi i kombëtares i papërmbajtshëm me dy gola dhe 2 asiste me Sivasporin

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj “pa frena”, sulmuesi i kombëtares i

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj ka qenë lojtari më i mirë i ndeshjes mes Sivasporit dhe Kaiserisporit.

Manajt i mjaftuan 5 minuta lojë për të zhbllokuar rezultatin.

Ai mori një top të gjatë në afërsi të zonës së rrezikshme dhe goditi me të djathtën, duke shtangur portierin e skuadrës rivale.

Në fundin e pjesës së parë ai i dhuroi asist Rodrigezit, i cili e ktheu në gol.

Manaj nuk u mjaftua me kaq dhe dha një tjetër asist në minutën e 77, ku Basan realizoi golin e 4-të për Sivasporin.

Në fund të sfidës ai i vendosi kapakun me golin e dytë personal. Ndeshja u mbyll me fitoren 5-2 të Sivasporit.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare sivaspor

Lini një Përgjigje