TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Tetor 2024, 21:15

Rei Manaj rikthehet në stërvitje me Sivasporin, sulmuesi kuqezi synon prezencën në “Air Albania” për ndeshjet e nëntorit

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj rikthehet në stërvitje me Sivasporin, sulmuesi kuqezi synon

Rei Manaj është shfaqur në stërvitjen e sotme me ekipin turk të Sivasporit. Sulmuesi shqiptar është postuar në faqet e klubit teksa kryente ushtrime për mbajtjen e ekuilibrit. Ai është parë të merret më shumë me stërvitje pa top dedikuar fizikut dhe fitnessit.

Stërvitja u zhvillua në ambientet stërviotre të klubit nga Turqia qendrore nën drejtimin e trajnerit Bulent Ujgun. Faza e parë ishte nxehmja me ushtrime kastile për nxehjen fizike, ndërsa më pas u intensifikuan gjërat. Janë kryer punë koordinuese ndërmjet reparteve dhe në fund punë taktike.

Ekipi i Sivasporit nga qyteti i Sivas pritet që stërvitjen pasardhëse ta zhvillojë ditën e nesërme, me lojtarin e Kombëtares që pritet të jetë i pranishëm përsëri. Duket se tashmë ai do të stërvitet rregullisht me grupin, por pa shumë ushtrime ngarkuese.

Ekipi i Manajt do të ndeshet me Hatajasporit, skuadra e qytetit ku ra tërmeti i famshëm, në datën 20 tetor këtë fundjavë për llogari të Superligës Turke.

 

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje