TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Janar 2026, 18:48

Rei Manaj tund rrjetën në Arabi, gjyqtari kryesor i “ngrin buzëqeshjen” shqiptarit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj tund rrjetën në Arabi, gjyqtari kryesor i “ngrin

Rei Manaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Al Sharjah po humb në shtëpi përballë Al Bataeh. Sfida e vlefshme për javën e 10 të kampionatit në Emiratat e Bashkuara Arabe është momentalisht 0-2.

Sulmuesi i Kombëtares shënoi gol në minutën e 59. Pas një topi të marrë prej shokut të ekipit, me anë të një goditjeje me kokë, lushnjari shënoi golin, që atëherë vlente për barazimin 1-1.

Megjithatë, anësori dhe kryesori vendosën që ky gol duhej të anulohej. Kjo për shkak të një pozicioni të parregullt të sulmuesit shqiptar. Kështu, gjyqtari i “ngriu” buzëqeshjen shqiptarit.

rei manaj sulmuesi i kombëtares al sharjah

Lini një Përgjigje