TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Gusht 2025, 19:51

Revolucion në futbollin italian, Xhanluka Roki njofton risinë e re të sistemit VAR

Shkruar nga Pamfleti

Revolucion në futbollin italian, Xhanluka Roki njofton risinë e re

Një revolucion i vërtetë është gati të përfshijë botën e arbitrimit italian, duke nisur nga Seria C. Gjatë grumbullimit parasezonal të AIA-s në Kasçia, u njoftuan risi të rëndësishme, duke filluar me futjen e “VAR-it me thirrje” në kategorinë e tretë profesioniste.

Një inovacion që premton të ndryshojë marrëdhënien mes gjyqtarëve, trajnerëve dhe vendimeve në fushë. Daniele Orsato, përgjegjës i CAN C, theksoi vlerën formuese të kësaj risie:

Sezoni do të kërkojë gjyqtarë shumë të përgatitur. Këto ditë kemi punuar shumë dhe iu them gjyqtarëve të mi të mos mendojnë menjëherë për Serinë A apo B, por të jenë gati për ta merituar të arrijnë atje. Gjyqtarët duhet të heqin frikën e gabimit. Shpresa është që të shohim më pak protesta në fushë. Trajnerët, duke pasur dy mundësi për të kërkuar ndërhyrjen e videos, mund të marrin drejtësi në rast gabimesh”.

Edhe në Serinë A pritet një ndryshim i rëndësishëm. Siç njoftoi Xhanluka Roki, përgjegjës i CAN A, gjyqtarët po përgatiten të shpjegojnë vendimet e VAR-it drejtpërdrejt nga stadiumet, në kohë reale: “Duam të rrisim transparencën. Numri i gjyqtarëve është reduktuar pikërisht për të investuar në cilësi. Është e pamundur të kemi gjithmonë gjykime të njëtrajtshme, sepse çdo episod është ndryshe dhe çdo gjyqtar është njeri, jo makinë”.

Gjatë grumbullimit, gjyqtarët e Serisë A po stërviten me altoparlantë në fushë, duke simuluar situata loje dhe mësuar t’i komunikojnë vendimet e tyre me zë të lartë, edhe për tifozët në tribuna.

Roki pastaj sqaroi qendrimin e tij për një temë tjetër delikate, intervistat me gjyqtarët pas ndeshjeve: “Nuk jam dakord. Pas ndeshjes ata nuk janë të kthjellët, do të duheshin të paktën 12 orë për të analizuar dhe shpjeguar me racionalitet”.

 

xhanluka roki sistemi var

Lini një Përgjigje