TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Tetor 2024, 09:24

Rodri fitoi Topin e Artë, zbardhen prapaskenat për kë votoi Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti
Rodri fitoi Topin e Artë, zbardhen prapaskenat për kë votoi
Rodri

Rodri i Man. Cityt u shpall fituesi i Topit të Artë për vitin 2024. Ky çmim jepet edhe sipas votave të gazetarëve. Në dhënien e pikëve për “Topin e Artë” ka marrë pjesë edhe Shqipëria, më saktë gazetari Besnik Dizdari.

Sipas emrave të shënuar më poshtë, Dizdari ka votuar me 15, 12, 10, 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë. Pra me më pak pikë ka votuar Granit Xhakën, teksa ka surprizuar me renditjen e Vinicius JR.

1. Rodri 15 pikë

2. Lamine Yamal 12 pikë

3. Dani Carvajal 10 pikë

4. Jude Bellingham 8 pikë

5. Antonio Rudiger 7 pikë

6. Erling Haaland 5 pikë

7. Lautaro Martinez 4 pikë

8. Vinicius JR 3 pikë 

9. Kylian Mbappe 2 pikë

10. Granit Xhaka 1 pikë

 

rodri

Lini një Përgjigje