TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2025, 18:19

Roko Vata hoqi dorë nga ngjyrat kuqezi për Irlandën, sulmuesi shqiptar rikthehet protagonist në Championship (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Roko Vata hoqi dorë nga ngjyrat kuqezi për Irlandën, sulmuesi

Roko Vata është kthyer protagonist tek Uatford në Championship. Talenti 20-vjeçar asistoi golin që zhbllokoi sfidën ndaj Burnlej.

Këta të fundit përmbysën më pas rezultatin në 1-2.

Ishte minuta e tetë e takimit të vlefshëm për javën e 43 të Championship, kur Vata dërgoi një asist perfekt. Krosimi i tij gjeti Dumbia, i cili gjeti golin. Asisti për futbollistin shqiptar mungonte nga dhjetori në kampionat, ndërsa goli nuk vjen nga janari.

Kujtojmë se Vata hoqi dorë në mars nga përfaqësimi i Shqipërisë. Sulmuesi debutoi me ekipin e parë të Irlandës, që i rezervoi një vend në Ligën e Kombeve.

 

roko vata sulmuesi shqiptar uatford

Lini një Përgjigje