TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2026, 20:43

Rolando Maran nis punën te Shqipëria, tekniku italian “rikthen” Muçin dhe Bajramin në kombëtaren kuqezi

Shkruar nga Pamfleti
Rolando Maran nis punën te Shqipëria, tekniku italian
kombëtarja shqiptare

Rolando Maran është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Tekniku italian doli dje para mediave në konferencën e parë për shtyp, ku foli për objektivat dhe aventurën e tij të re në stolin kuqezi, eksperiencë që shënon edhe debutimin e tij në futbollin e kombëtareve.

Ndryshe nga paraardhësi i tij, Silvinjo, i cili preferonte skemën 4-3-3, Maran pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në organizimin taktik të ekipit. Trajneri 62-vjeçar është i njohur për përdorimin e modulit 4-3-1-2, një skemë që favorizon lojën në qendër dhe aktivizon më shumë mesfushorin ofensiv.

Ky rreshtim mund t’u krijojë më shumë hapësira lojtarëve si Ernest Muçi dhe Nedim Bajrami, të cilët mund të aktivizohen në rolin e tyre natyral pas sulmuesve. Në skemën e Maran, sulmi përbëhet nga dy qendërsulmues dhe një organizator loje pas tyre, ndërsa mesfusha mbështetet nga tre lojtarë qendre.

Ndryshimi taktik pritet të ndikojë edhe te repartet ofensivë, pasi në këtë modul nuk ka vend për sulmues klasikë krahu. Në periudhën e Silvinjos, ky rol shpesh ishte mbuluar nga lojtarë të improvizuar, ndërsa tashmë Kombëtarja mund të orientohet drejt një loje më kompakte dhe të përqendruar në aksionet nga qendra e fushës.

rolando maran trajneri i kombëtares

Lini një Përgjigje