TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Janar 2025, 16:07

Rrahmani gati t’i japë lamtumirën Napolit në fund të sezonit, gazetari italian zbulon pasuesin e shqiptarit

Shkruar nga Pamfleti

Rrahmani gati t’i japë lamtumirën Napolit në fund të

Amir Rrahmani është gati t’i japë lamtumirën Napolit në merkaton e verës. Ky lajm është raportuar nga gazetari i “Il Roma” Xhovani Skoto.

Sipas tij, kapiteni i përfaqësueses së Kosovës ka marrë oferta nga disa klube dhe në verë është koha e duhur që të shitet nga napolitanët.

Zëvendësuesi i mundshëm i 31-vjeçarit është mbrojtësi i Italisë, Pietro Komuzo. Ai është pothuajse lojtar i “Axurrëve”, pasi kanë arritur marrëveshjen me Fiorentinën për një huazim dy vjeçar me vlerë 5 milionë euro me detyrim blerje të përcaktuar në 25 milionë euro.

amir rrahmani pietro komuzo napoli

Lini një Përgjigje