TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Tetor 2023, 20:20

“Shpresoj t’ju shoh në Europë”, Zekiç i jep lamtumirën lojtarëve të Partizanit: I lumtur që shikoj fytyra të qeshura (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Shpresoj t’ju shoh në Europë”, Zekiç i jep

Zoran Zekiç i ka dhënë lamtumirën Partizanit, për t’u kthyer tek Osijeku. Trajneri kroat është larguar nga “Demat” pas vetëm 4 muajsh punë dhe ka dashur të flasë personalisht me ish-lojtarët e tij në stërvitjen e sotme para se të bënte udhëtimin mbrapsht drejt vendlindjes, siç tregohej në një video të publikuar nga klubi i Partizanit.

Shoh fytyra të qeshura. Kur ju shoh të lumtur që po iki, jam i lumtur”, tha Zekiç fillimisht duke qeshur.

Ok djem, ju keni lexuar disa gjëra në ditët e fundit dhe e dini që dëshira ime ishte të shkoja në shtëpi. Dua t’ju falënderoj për këto 4 muaj dhe uroj të më kujtoni në mënyrë të mirë. Nëse në ndonjë rast ju kam shtyrë, ka qenë për arsye profesionale. Ju uroj më të mirën. Ju keni të gjithë numrin tim, nëse dëshironi të dëgjoni ndonjëherë se si jam, ose nëse ka ndonjë gjë me të cilën mund t’ju ndihmoj.

Ju uroj më të mirën në jetë, profesionalisht dhe së pari me familjen dhe uroj që të shoh disa nga ju të luajnë në Europë. Për mua ajo do të ishte me ë mira. Faleminderit.”, tha Zekiç i cili më pas takoi një nga një lojtarët e të kuqve.

zoran zekiç ish-trajneri i partizanit

Lini një Përgjigje