TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2024, 22:57

“Shqipëria ka shumë cilësi”, mediat italiane elozhe kuqezinjve të Silvinjos: Nuk do të luajnë në mbrojtje

Shkruar nga Pamfleti

“Shqipëria ka shumë cilësi”, mediat italiane elozhe

Mediat italiane i kanë bërë analizë skuadrave që janë pjesë e Kampionatit Europian të futbollit, që do të zhvillohet në Gjermani, nga 14 qershori, deri më 14 korrik dhe mes të cilave edhe Kombëtares Shqiptare të futbollit, që është një nga kundërshtarët e Italisë në Grupin B së bashku me Spanjën dhe Kroacinë.

Në fillim fokusi është vendosur te trajneri Silvinjo, i cili theksohet se ka punuar në të shkuarën me emra si Mançini, Tite apo edhe Pep Guardiola, e më tej një tjetër çështje që konsiderohet si pikë e fortë e Shqipërisë është fakti që një pjesë e mirë e lojtarëve “Kuqezi” luajnë në elitën e futbollit italian.

Shqipëria, i është besuar brazilianit, Silvinjo, një trajner që ka qenë në stafin e Roberto Mançinit dhe Tite, dhe i trajnuar në të kaluarën nga ‘përbindësha’ si Venger, Guardiola dhe Rajkard. Trajneri brazilian sigurisht që nuk do të jetë luajë në mbrojtje, por pritet të sulmojë.

Shqipëria ka shumë Itali në skuadrën e saj, pjesë e kësaj kombëtareje janë futbollistë që luajnë në Serinë A si: Berisha, Gjimshiti, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Asllani, Bajrami dhe Ramadani. Për më tepër, skema 4-3-3 e Silvinjos, në sulm ka lojtarë të nivelit të lartë si Broja i Çelsit”,- analizohet nga mediat në Itali.

 

kombëtarja shqiptare "euro 2024" mediat italiane

Lini një Përgjigje