TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2025, 20:10

Shqipëria përballë Anglisë për ta nisur mbarë, “shqiponjat kuqezi” zbresin në Londër 48 orë para sfidës

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria përballë Anglisë për ta nisur mbarë,

Me një seancë me ritëm të lartë, që zgjati 1 orë e 30 minuta, kombëtarja e Shqipërisë mbylli përgatitjet në Tiranë dhe udhëtoi drejt Londrës, ku kanë mbërritur pak minuta më parë.

Sipas programit të përgatitur nga stafi teknik, seanca stërvitore ishte e ndarë mes përgatitjes atletike dhe më pas te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme të lojës, përfshirë edhe goditjet në portë.

Ashtu siç pritej Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli kishin një program të diferencuar stërvitor për shkak të problemeve fizike, duke shtuar dyshimet për aktivizimin e tyre në sfidën e së premtes.

Gjithsesi, dy mbrojtësit udhëtuan bashkë me pjesën tjetër të ekipit drejt Londrës, ku stafi mjekësor do të vendosë vetëm pas seancës së fundit stërvitore, që kombëtarja kuqezi do të zhvillojë mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Wembley”.

Përpara saj, Silvinjo dhe një prej futbollistëve do të dalë përpara mediave në konferencën zyrtare në vigjilje të sfidës.

Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet të premten në orën 20:45.

kombëtarja shqiptare ndeshja me anglinë kualifikueset e kupës së botës

Lini një Përgjigje