TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Gusht 2025, 21:19

Shqipëria U-17 “kopjon” atë U-19, kuqezinjtë e vegjël humbasin thellë miqësoren me Italinë

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria U-17 “kopjon” atë U-19, kuqezinjtë e

Shqipëria U17 ka luajtur sot një ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Italisë, me të cilët do të ndeshet përsëri pas dy ditësh. Dhe ashtu siç kishte bërë në javën e kaluar Shqipëria U-19, është mundur me shifrat 4-1 në sfidën e parë.

Në ndeshjen e luajtur në qendrën teknike të ekipeve kombëtare të Italisë në Koverçiano, kuqezinjtë gjetën të parët golin me anë të Dion Vatës, i cili shtyu në rrjetë topin e kthyer nga shtylla pas gjuajtjes së Markut.

Por Pirola ktheu barazpeshën në minutën e 29 dhe më pas Xhianmatei përmbysi rezultatin për Italinë. Në pjesën e dytë Shqipëria tentoi të barazonte duelin, por pa sukses, ndërsa në minutat e fundit pësoi gola nga Perilo dhe Gualjanone, duke u mposhtur 4-1.

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Simon Lleshi, Xhoel Mezani, Kostantinos Varesis, Enea Bilishti, Dion Vata, Petro Marku, Eris Kurtulaj, Kledi Qosja, Majkol Luka, Ermal Ymeri, Frensi Mali.

shqipëria u-17 italia u-17 ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje