TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Maj 2026, 17:54

Skënderbeu drejt një cikli të ri, korçarët nisin negociatat me ish-trajnerin e Partizanit

Shkruar nga Pamfleti
Skënderbeu drejt një cikli të ri, korçarët nisin
skënderbeu

Skënderbeu ka nisur punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin 2026-2027, pas përfundimit të bashkëpunimit me trajnerin Ernest Gjoka. Klubi korçar synon të hapë një cikël të ri në rikthimin e tij në elitën e futbollit shqiptar, duke kërkuar një profil që të udhëheqë projektin e ri teknik.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se drejtuesit po planifikojnë një “revolucion” në përbërjen e ekipit, me objektivin fillestar mbijetesën në Superiore dhe më pas konsolidimin për të synuar rezultate më të larta.

Në ditët e fundit janë përfolur disa emra për stolin e Skënderbeut, por pista më konkrete duket të jetë ajo e Oltijon Kërnajës. Tekniku, i cili u largua pak javë më parë nga drejtimi i Partizanit, është në kërkim të një aventure të re në karrierë.

Mësohet se mes palëve kanë nisur kontaktet dhe bisedimet kanë avancuar pozitivisht. Nëse arrihet marrëveshja përfundimtare, Kërnaja pritet të marrë drejtimin e skuadrës juglindore për sezonin e ardhshëm.

skënderebu oltijon kërnaja ish-trajneri i partizanit

Lini një Përgjigje