TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Janar 2026, 21:00

Skuadra e njohur italiane në pozita të vështira, kompletohet huazimi i mesfushorit shqiptar që spikati tek Empoli

Shkruar nga Pamfleti

Skuadra e njohur italiane në pozita të vështira, kompletohet

Aventurë e re për mesfushorin Kleis Bozhanaj, i cili do të vazhdojë pjesën e dytë të sezonit në një tjetër klub të Serisë B.

Modena, e cila zotëron kartonin e tij, ka bërë të ditur sot se ka mbyllur huazimin te skuadra e Karrarezes, për ta dërguar te një tjetër ekip të këtij kampionati, Rexhiana. Skuadra e njohur është në pozita të vështira në klasifikim në këtë edicion dhe kërkon elementë cilësorë në mënyrë që të sigurojë pikët që i duhen për të garantuar mbijetesën.

Bozhanaj, i cili u bë i njohur fillimisht në radhët e akademisë së Empolit para se të niste rrugëtimin e tij mes profesionistëve, nuk arriti të linte gjurmë në radhët e Karrarezes në këtë eksperiencë të dytë atje duke humbur postin e titullarit, teksa luajti vetëm 12 ndeshje. Ndaj ai ka pranuar huazimin në një tjetër skuadër të Serisë B, me shpresën që të aktivizohet rregullisht.

kleis bozhanaj mesfushori shqiptar modena

Lini një Përgjigje