TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2024, 18:02

Tifozët kuqezi i “përplasin” në sy serbëve flamurin dhe simbolet kuqezi, i parakalojnë edhe autobusin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët kuqezi i “përplasin” në sy serbëve

Atmosfera që tifozët e Kombëtares kanë dhuruar në Gjermani gjatë “EURO 2024” ka qenë fantastike, teksa në ndeshjen kundër Italisë në stadiumin e Dortmundit ishin më shumë se 50 mijë zemra kuqezi.

Edhe pse u mposhtën me rezultatin 2-1 nga “Axurrët”, mbështetësit nuk e ndalën festën dhe këngën. Që shqiptarët kanë vërshuar në Gjermani, kjo dihet, teksa në një video të shpërndarë në kanalet e komunikimit, disa prej tyre kanë parakaluar edhe autobusin e kombëtares serbe dhe i kanë treguar flamurin dhe simbolet kuqezi.

Afro 40 mijë tifozë pritet të jenë në zonën e fansave në qytet, të ndara sipas shteteve, kjo duke mos përfshirë 50 mijë të tjerët në stadium.

tifozët kuqezi

Lini një Përgjigje