TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Gusht 2025, 11:24

Tjetër gol në SHBA, Myrto Uzuni 'sms' Sylvinho për një fanellë titullari (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër gol në SHBA, Myrto Uzuni 'sms' Sylvinho për

Myrto Uzuni është ambientuar më së miri në MLS amerikane të futbollit dhe ka shënuar golin e shtatë të sezonit me Austin FC. Për raundin e 28-të të kampionatit, Austin FC fitoi 3-1 kundër San Jose Earthquakes në Teksas.

Sfida nisi mirë për vendasit që kaluan në epërsi me Bukari pas 12 minutave lojë. Qetësinë të tijve ia dha Myrto Uzuni me golin e dytë. Në minutën e 33-të, prapavija mike nuk u tregua aq e saktë sa duhet dhe futbollistët e Austin përfituan. Me portën e boshatisur dhe disa centimetra nga vija fatale, Uzuni nuk mund të gabonte për të tundur rrjetën.

64 minuta në fushë qëndroi sulmuesi beratas, që menjëherë do marrë avionin për në Malaga, aty ku nesër grumbullohet Kombëtarja për miqësoren kundër Gjibraltarit më 4 korrik dhe sfidën kundër Letonisë më 9 korrik në Tiranë.

Si Uzuni dhe Daku kanë gjetur golat këtë fundjavë, si një 'sms' për trajnerin Sylvinho.

 

Lini një Përgjigje