TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2025, 15:24

“Topi i Artë inspirim për brezat”, Armand Duka: Qershia mbi tortë kualifikimi i Shqipërisë në Kupën e Botës 2026

Shkruar nga Pamfleti

“Topi i Artë inspirim për brezat”, Armand Duka: Qershia

Ceremonia e “Topit të Artë” është kthyer në një eveniment të përvitshëm, një mbrëmje gala që tërheq aktorë të ndryshëm, edhe përtej sportit, por Armand Duka, presidenti i FSHF-së shpreson që fituesit e trofeve të shpërbejnë si një inspirim për brezat e rinj.

Në lidhje me të ardhmen, me vitin 2025, numri 1 i futbollit shqiptar shtoi se pret një vit të mbushur me aktivitete të rëndësishme, ndërsa për të “qershia mbi tortë” do të ishte kualifikimi për në Botërorin e vitit 2026.

Objektiva pafund, ajo që dimë është se do të organizojmë aktivitete pafund, kemi Kampionatin Europian për 17-vjeçarët, kemi disa turne kualifikuese, kemi një kampionat edhe më të mirë, edhe qershia mbi tortë do të ishte sikur të kualifikoheshim për Kupën e Botës 2026. E dimë që kemi një grup të vështirë, kemi kundërshtarë shumë të fortë, por asgjë nuk është e pamundur, duhet të bëjmë maksimumin, ne do të organizohemi shumë mirë, uroj që çunat t’i kemi shumë mirë, pse jo edhe gocat të luftojnë për Botërorin e 2027-ës”, deklaroi presidenti Duka.

armand duka presidenti i fshf

Lini një Përgjigje