TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Qershor 2025, 21:07

Torino kërkon të marrë Kristian Shpendin në ekip, skuadra e Serisë A nuk heq dorë nga 22-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Torino kërkon të marrë Kristian Shpendin në ekip, skuadra e

Në këtë sezon, Kristian Shpendi mund të jetë një emër i ri që mund të jetë jo pak tërheqës mes tifozëve shqiptarë.

Kristiani e filloi sezonin në Serinë B në mënyrë spektakolare, duke marrë vendin e parë në listën e golashënuesve. Por pas një dëmtimi të kaluar në janar, forma e tij ishte e luhatshme dhe nuk u rikthye në ritmin e golit.

Sipas mediave italiane, ekipi i Serisë A, Torino po kërkon që të marrë shërbimet e Shpendit nga Çezena.

Një interes i hershëm i Torinos, i cili nuk po heq dorë dhe po kërkon afrimin e Kristianit me të gjitha mënyrat për ta pasur si një talent të ri në ekip dhe që mund ta shesë më shtrenjtë në të ardhmen.

Lini një Përgjigje