TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Qershor 2025, 19:13

Ndeshja e dytë miqësore me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria U-15 luan nesër në stadiumin “Skënderbeu”

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshja e dytë miqësore me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria

Kombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë nesër ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-15. Pas takimit të parë të luajtur në Ohër, përballja e dytë do të zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë, duke nisur nga ora 11:00.

Kuqezinjtë kanë përfunduar përgatitjet dhe janë gati për këtë sfidë. Të gjithë lojtarët janë në formë të mirë dhe në dispozicion të stafit teknik për ndeshjen e radhës.

Pas humbjes në ndeshjen e parë, Shqipëria U-15 synon të reagojë dhe të arrijë një rezultat pozitiv në përballjen e nesërme.

 

Lini një Përgjigje