Sport24 Maj 2024, 12:15

Tragjedi në Francë/ Rrufeja vret trajnerin 30-vjeçar në fushën e futbollit, plagosen disa të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi në Francë/ Rrufeja vret trajnerin 30-vjeçar në
Një trajner 30-vjeçar ka humbur jetën në Francë si pasojë e një goditjeje nga rrufeja.

Disa burra të tjerë u detyruan të shtroheshin në spital, njëri prej tyre mes jetës dhe vdekjes, për shkak të goditjes nga rrufeja në një fushë futbolli në Courrières, në Francën veriore, ku po stërvitej një ekip amator.

Prefektura sqaroi se i ndjeri nuk i mbijetoi goditjes së rrufesë në stadiumin Gabriel Péri, pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të urgjencës për ta mbajtur në jetë.

Viktima quhej Jordan dhe vëllezërit e tij, Luka dhe Théo, të intervistuar nga radiostacioni RTL, theksuan se gjithçka ndodhi shumë shpejt.

Në deklaratën e saj, Prefektura theksoi se në fushën e futbollit ndodheshin 29 persona në momentin e ngjarjes, gjë që shkaktoi mbërritjen e ekipeve të zjarrfikësve dhe personelit shëndetësor.

Departamenti i Pas de Calais, në të cilin ndodhet Courrières, ishte nën një alarm të verdhë moti për stuhi. 

rrufeja trajneri