Mandati i sekretarit aktual të përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, përfundon në fund të dhjetorit, ndërsa zgjedhja e pasardhësit të tij pritet të zhvillohet gjatë këtij viti...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dëshiron që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, të jetë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Sipas gazetës New York Post, e cila citon burime pranë administratës amerikane, Trump beson se Infantino respektohet nga të gjithë në botë dhe ka një aftësi të veçantë për të bashkuar njerëzit.
Mandati i sekretarit aktual të përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, përfundon në fund të dhjetorit, ndërsa zgjedhja e pasardhësit të tij pritet të zhvillohet gjatë këtij viti.
Për të marrë këtë post, një kandidat duhet të sigurojë fillimisht mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i përbërë nga 15 anëtarë, dhe më pas miratimin e Asamblesë së Përgjithshme.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Gianni Infantino është i interesuar të kandidojë për këtë detyrë, si edhe nëse Trump e ka diskutuar zyrtarisht këtë ide me presidentin e FIFA-s.
Sipas të njëjtit burim, emri i Infantinos është pjesë e një liste kandidatësh që një burim i brendshëm e ka cilësuar si "të dobët". Mes emrave të përmendur janë edhe ish-presidentja e Kilit, Michelle Bachelet, e cila mund të hasë kundërshtime nga Shtetet e Bashkuara, si dhe drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, për të cilin thuhet se mund të përballet me skepticizëm nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të çështjes së Ishujve Falkland.
New York Post thekson gjithashtu se një drejtim i OKB-së nga Infantino mund të ndikojë pozitivisht në marrëdhëniet mes administratës Trump dhe organizatës ndërkombëtare. Trump ka qenë vazhdimisht kritik ndaj OKB-së, duke e akuzuar atë për mungesë efektiviteti në ndërmjetësimin e konflikteve të mëdha ndërkombëtare.
Problemi nuk është në e bën Tramp Infantinon sekretar të përgjithshëm të OKB, por a do pranoj Infantino. Tramp mbështeti Papën dhe e bëri. Por kur Papa dilte jashtë'rreshtit:Tramp ja përmëndi. "Ti u bëre Pap se isha unë President i SHBA".
Talljs e radhes