
Dani Alvesh mbetet një çështje e nxehtë në Brazil. Pasi ish-futbollisti i njohur qendroi në burg për shumë muaj, do të jetë i lirë shumë shpejt, pasi babai i Nejmarit të paguajë garancinë prej 1 milionë euro.
Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/u-denua-per--ksual-gjykata-e-barcelones-liron-me-kusht-dani-alve-i218519
Presidenti i Brazilit, Luiz Injacio Lula da Silva, në një intervistë të dhënë së fundmi nuk është “kursyer” aspak për Alvesh. “Paratë që ka Alvesh, apo paratë që mund t’i japë dikush nuk e blejnë dot apo ta bëjnë të harrohet ofendimin që ai i ka shkaktuar një gruaje duke shkaktuar aktin e rëndë të përdhunimit. Këtu kemi të bëjmë me një vepër të pastër kriminale”, tha Lula.
Lini një Përgjigje