TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Janar 2026, 17:18

Sulmuesi shqiptar thyen tabunë me transferimin në “tokën armike”, 28-vjeçari kalon nga kryeqytetasit tek ekipi serb

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar thyen tabunë me transferimin në “tokën

Sulmuesi me origjinë shqiptare Driton Camaj ka kryer me sukses transferimin tek ekipi serb i Novi Pazar. 28-vjeçari u largua nga Astana, klubi kryeqytetas në Kazakistan.

Camaj i ka “rrënjët” në trojet shqiptare, teksa ka luajtur me kombëtaren e Malit të Zi. Interesante është se në kampionatin serb, ka disa dekada që një lojtar shqiptar apo me origjinë shqiptare nuk ka “shkelur” në këtë tokë. 

Pas 20 javësh në Superligën e Serbisë gjatë këtij sezoni, Novi Pazar mban vendin e 4 me 32 pikë, 14 më pak se kryesuesit e Partizanit të Beogradit.          

 

driton camaj sulmuesi shqiptar novi pazar

Lini një Përgjigje