Fitorja bindëse 3-0 e Meksikës ndaj Çekisë në Kampionatin Botëror u shoqërua me një incident të rëndë në qytetin turistik të Cabo San Lucas, ku festimet e tifozëve përfunduan në kaos.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, kur një automjet u fut mes mijëra tifozëve që kishin bllokuar Bulevardin Lázaro Cárdenas për të festuar suksesin e kombëtares.
Sipas dëshmive të para, automjeti u rrethua nga turma dhe drejtuesi i tij, i gjendur nën presion, përshpejtoi papritur, duke goditur dhjetëra këmbësorë. Pas ndalimit të mjetit, disa persona e nxorën me forcë shoferin nga makina dhe e dhunuan, derisa në vendngjarje ndërhynë efektivët e policisë, të cilët e shpëtuan dhe e vunë në pranga.
Bilanci paraprak i incidentit është 17 të lënduar, mes tyre edhe vetë shoferi. Një prej tifozëve të plagosur ndodhet në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në repartin e kujdesit intensiv.
Ky është incidenti i dytë i ngjashëm gjatë këtij Kampionati Botëror. Javën e kaluar, një ngjarje me rrethana të ngjashme u regjistrua edhe në qytetin Chihuahua.
Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin situatat e rrezikshme dhe kaosin gjatë festimeve masive në rrugë.
A driver plowed through a crowd of Mexico fans celebrating their win at the World Cup on Thursday, injuring at least 17 people. pic.twitter.com/POkpop3ZeE
— Al Jazeera Breaking News (@AJENews) June 26, 2026
Lini një Përgjigje