TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Dhjetor 2025, 18:55

Van Basten “kryqëzon” Salah: Ka trurin e një insekti, Slot i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë

Shkruar nga Pamfleti

Van Basten “kryqëzon” Salah: Ka trurin e një insekti, Slot

Marko van Basten shkaktoi një stuhi mediatike me deklaratat e tij ndaj Mohamed Salah, tashmë në qendër të kritikave për përplasjen me trajnerin e Liverpulit, Arne Slot. I ftuar në “Ziggo Sport”, legjenda holandeze sulmoi drejtpërdrejt kapitenin e Egjiptit, duke e cilësuar sjelljen e tij të gabuar duke thënë se “ka trurin e një insekti”. Kjo deklaratë bëri menjëherë xhiron e botës.

Sipas Van Basten, Salah po zhvillon një sezon shumë poshtë nivelit të tij: “Sezonin e kaluar ishte i jashtëzakonshëm, por muajt e fundit ka dhënë shumë pak. Slot është një person i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë, ndërsa Salah ka filluar ta sulmojë dhe të sillet në mënyrë të papërshtatshme”.

Kriza shpërtheu pas tri pankinave radhazi në Premier Ligë. Pas “përjashtimit” të tretë, kundër Lidsit, egjiptiani shpërtheu përpara mediave: “Kam dhënë gjithçka për këtë klub dhe tani përfundoj në stol pa shpjegime. Duket sikur dikush do të më bëjë ‘kokë turku’ për krizën që po kalon skuadra”. Reagimi i klubit ishte i fortë; përjashtim nga transferta e Champions League kundër Interit, në përputhje me linjën e ashpër të trajnerit Slot.

marko van basten ish-futbollisti holandez mohamed salah

Lini një Përgjigje