Sport30 Qershor 2023, 18:31

Vershtapen siguron një tjetër “pole position”, Hamilton sërish jashtë podiumit

Shkruar nga Pamfleti

Vershtapen siguron një tjetër “pole position”, Hamilton

Piloti holandez i Red Bull, Maks Vershtapen, siguroi “pole position” sot pasdite në pistën e Zeltueb, i vlefshëm për garën e Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1. Kampioni i botës dha kohën 1’04”391, duke qenë më i shpejti në pistë. Ai do ta ndajë vijën e parë të startit të garës me monogaskun e Ferrarit, Sharl Lëklerk, i dyti.

Epërsia e Vershtapen ishte e ndjeshme ndaj të gjithë rivalëve, duke qenë më i shpejtë se të tjerët në të trija sesionet e provave zyrtare edhe pse bëhet fjalë për një pistë të shkurtër. Në vendin e tretë u rendit spanjolli Karlos Sainz me makinën tjetër Ferrari, që la pas Lando Norris (MekLaren) e Ljuis Hamilton (Mercedes).

Një pistë ku pati mjaft anulime kohësh nga ana e pilotëve, që nuk respektonin hapësirën e pistës, duke bërë që mjaft pilotë të përfundojnë jashtë “top-10”, si Serxhio Perez me Red Bull (i 15-ti) apo Xhorxh Rasëll me Mercedes (i 11-ti). Mes 10 më të mirëve u renditën edhe Stroll, Alonso, Hulkenberg, Gasli e Albon.

Nesër (ora 16:30) do të zhvillohet “gara sprint”, ku për renditjen e pilotëve në start do të ketë prova të veçanta në mesditë. Ndërsa ditën e dielë do të zhvillohet gara normale e Austrisë, ku piloitët do të nisen sipas kohëve që dhanë sot në pistë.

Vershtapen siguron një tjetër “pole position”, Hamilton

maks vershtapen piloti i red bullit formula 1