Perez triumfon në Singapor por është nën hetim, por Çmimi i Madh i Singaporit fitohet nga piloti i Red Bullit - Sport
Sport 2 Tetor 2022, 19:00

Perez triumfon në Singapor por është nën hetim, por Çmimi i Madh i Singaporit fitohet nga piloti i Red Bullit

Shkruar nga Pamfleti
Perez triumfon në Singapor por është nën hetim, por

Perez triumfon në Singapor por është nën hetim, por Çmimi i Madh i Singaporit fitohet nga piloti i Red Bullit

Piloti meksikan i Red Bull, Serxhio Perez, është shpallur sot fitues i garës së Çmimit të Madh të Singaporit në Formula 1. Ky është triumfi i dytë sezonal për Perez, por që rrezikon ta humbasë fitoren, pasi është nën hetim nga komisarët e garës (shkeli rregullat nën regjimin e makinës së sigurisë dhe vendimi do të merret pas garës). 

Për Ferrarin mund të quhet një fundjavë e mirë, me të dy pilotët e saj që u ngjitën në podium. Vendi i dytë i takoi Sharls Lëklerk, ndërsa Sainz rrëmbeu vendin e tretë. 

Lideri i botërorit nuk shkoi më shumë se vendi i shtatë, ndërsa për Mercedes ishte një fundjavë për t’u harruar, me Hamilton që përfundoi i nënti, ndërsa Rasëll në vendin e 14. 

Perez ganooooooooó

What a drive from Checo! ?#SingaporeGP #F1 pic.twitter.com/0YiF9SXwlJ

— Formula 1 (@F1) October 2, 2022

Kështu holandezi vazhdon të jetë në vendin e parë me 341 pikë, i ndjekur nga Lëklerk me 237 dhe Perez me 235, ndërsa Red Bull vazhdon të kryesojë në renditjen për konstruktor me 576 pikë, teksa Ferrari në vendin e dytë me 439. 

? END OF RACE ?

TOP 10
Perez
Leclerc
Sainz
Norris
Ricciardo
Stroll
Verstappen
Vettel
Hamilton
Gasly #SingaporeGP #F1 pic.twitter.com/2xTSSX8q58

— Formula 1 (@F1) October 2, 2022

Sport piloti meksikan i Red Bull Serxhio Perez