TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Mars 2023, 16:16

Vllaznia nuk humb kohë, shkodranët gjejnë zëvendësuesin e Mirel Josës

Shkruar nga Pamfleti

Vllaznia nuk humb kohë, shkodranët gjejnë zëvendësuesin

Ditën e djeshme u njoftua shkarkimi i Mirel Josës nga posti i trajnerit të Vllaznisë. Ndërkohë që sot mësohet se Shkodranët kanë gjetur zëvendësuesin e tij.

Sipas “Shkodra Sport” tekniku i ri klubit do të jetë Auron Miloti dhe në vendin e tij, atë të drejtorit sportiv do ta marrë Vioresin Sinani.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndryshoje tani tek ekipi dhe kuptohet që pritshmëritë janë për rezultatet të mira.

Kjo pasi Vllaznia ka pesë javë që nuk fiton në kampionat, duke i vënë në dyshim objektivat e saj dhe tashmë shpresat janë për një ndryshim të situatës.

 

vlaznia mirel josa miloti

Lini një Përgjigje