TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Janar 2025, 19:02

“Zgjodha Turqinë për shkak të pagës”, Arbnor Muja tregohet i sinqertë: Mendova për familjen time

Shkruar nga Pamfleti

“Zgjodha Turqinë për shkak të pagës”, Arbnor

Arbnor Muja në një intervistë të fundit për “Telegrafin” ka dhënë një nga deklaratat më të sinqerta që një futbollist mund të japë.

Lojtari i kombëtares shqiptare ka sqaruar se vendimi i tij i fundit për të kaluar nga Antuerpi në kampionatin turk te Samsunspori lidhet kryesisht me paratë. Ai ka menduar fillimisht për familjen dhe më pas për karrierën e tij.

Antuerpi është një skuadër e cila dallohet për faktin se merr një lojtar, e mban për 4-5 vite, e rrit dhe më pas e shet. Kështu funksionoi edhe për mua.

Eshtë fiks skuadra e cila shërben si një lloj trampoline për të kaluar te ndonjë ekip tjetër. M’u ofrua një pagë disa herë më e lartë dhe mendova për familjen. Kjo është arsyeja pse e mora vendimin”.

arbnor muja sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje