TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Qershor 2023, 20:08

Zyrtare/ Xhuliano Skuka largohet nga Metz, sulmuesi shqiptar firmos me skuadrën e re

Shkruar nga Pamfleti
Zyrtare/ Xhuliano Skuka largohet nga Metz, sulmuesi shqiptar firmos me

Xhuliano Skuka është transferuar në Slloveni te skuadra e Mariborit. Klubi i njohur ka njoftuar për afrimin e lojtarit shqiptar nga Metzi, në formën e huazimit një vjeçar. Skuka do të mbajë veshur fanelën me numër 11.

Kam marrë informacion të mjaftueshëm për klubin, historia e NK Maribor flet vetë se sa klub i madh është, jo vetëm në Slloveni, por edhe në Europë.

Nëse ndihem mirë këtu dhe bëj mirë, nuk shoh arsye pse të mos e zgjasim bashkëpunimin. Është gjëja më e vështirë të flas për veten time, por preferoj të luaj në majë të sulmit, megjithëse e gjej veten edhe në rolin e anësorit. Cilësitë e mia të mira janë shpejtësia, loja me kokë dhe sulmi nga thellësia” – tha ai pas firmës me Mariborin. Skuka nuk pati shumë hapësira te Metz në Francë dhe largimi ishte një lëvizje e pritshme.

xhuliano skuka sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje