“Rregullat janë të qarta”, arbitri i Serisë A lëshon deklaratën e fortë: VAR po manipulon ndeshjet - Sport
Sport24 Janar 2024, 19:29

“Rregullat janë të qarta”, arbitri i Serisë A lëshon deklaratën e fortë: VAR po manipulon ndeshjet

Shkruar nga Pamfleti

“Rregullat janë të qarta”, arbitri i Serisë A

Pikërisht në momentin më të nxehtë, kur Italia, por dhe pjesa më e madhe e Evropës, është mbërthyer nga polemikat rreth sistemit VAR, një arbitër aktiv në Serinë A ka vendosur të thyejë heshtjen, duke treguar anomalitë e këtij sistemi në një intervistë për emisionin Le Iene.

Duke mos zbuluar identitetin e tij, arbitri në fjalë deklaron se anomalitë e teknologjisë të prezantuar vitet e fundit në futboll janë të rënda duke dëmtuar besueshmërinë e futbollit.

Jam një arbitër aktiv në Serinë A, kam vendosur të flas pasi anomalitë e këtij sistemi janë shumë të rënda, të cilat rrezikojnë edhe besueshmërinë e këtij sporti që dashuroj.

Pse flas në mënyrë anonime? Sepse jam akoma aktiv dhe se do të kishte penalitete të forta nga shoqata e arbitrave që mund të denigronin rëndë karrierën time. Këtë vit ka pasur gabime të shumta si në fushë ashtu edhe nga VAR, gabime që janë të pashpjegueshme nga ana jonë si profesionist.

Me aq shumë telekamera, me aq pamje të qarta si mundet të marrësh një vendim të gabuar, si penalltia që iu mohua Bolonjës në sfidën me Juventusin, apo faulli me dorë i Pulisiç përpara golit kundër Xhenoas, apo faulli i Bastonit mbi Duda në ndeshjen Inter-Verona.

Në të gjithë këto raste është e pashpjegueshme se si mund të gabojë një arbitër në fushë, por mbi të gjitha VAR”, u shpreh arbitri i penduar i cili shtoi se VAR i ka rregullat e qarta kur duhet të ndërhyjë dhe kur jo, por kjo në mënyrë të pakuptimtë nuk zbatohet.

Arbitri theksoi ndër të tjera se pamjet që VAR vendos të përcjellë për publikun apo edhe për vetë arbritrat janë planet që ato vendosin që duhet të përcjellin, për të justifikuar një vendim apo për të sjellë konfuzion, pra për të manipuluar opinion.

 

 

 

arbitri i serisë a sistemi var