Familja e Donald Trump fotografohet në Jalë - Aktualitet
Aktualitet24 Korrik 2023, 15:05

Familja e Donald Trump fotografohet në Jalë

Shkruar nga Pamfleti

Familja e Donald Trump fotografohet në Jalë

Familja e ish presidentit të SHBA, Donald Trump ka zbarkuar në Shqipëri.

Sot jahti i familjes së Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj është fotografuar në Jalë të Vlorës.

Familja e Donald Trump fotografohet në Jalë

Ndërsa ditën e djeshme Ivanka Trump, vajza e parë  se ish presidentit te SHBA Donald Trump që ka shërbyer si këshilltare e tij, u pa në bregdetin e Sarandës.

E veshur me një fustan me lule dhe një kapele kashte ne dorë, Ivanka Trump zbarkoi nga jahti për të shijuar vaktin e drekës bashkë me miqtë e saj në një hotel në Sarandë.

Familja e Donald Trump fotografohet në JalëFamilja e Donald Trump fotografohet në Jalë

Ivanka Trump edhe vjet erdhi në Shqipëri me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, me të cilin edhe vizituan gjithë jugun, Kepin e Rodonit, Sazanin, Butrintin etj. Çifti gjithashtu shoqërohej dhe nga Presidenti i klubit PSG, Nasser Al-Khelaifi.

Familja e Donald Trump fotografohet në Jalë

familja e donald trump jalë