Na nxorrën bojën, tani në sy të gjithë botës, ky libër i botuar në Angli i tregon fëmijët shqiptarë si të ishin para - Kulture
Kulture 7 Gusht 2018, 20:31

Na nxorrën bojën, tani në sy të gjithë botës, ky libër i botuar në Angli i tregon fëmijët shqiptarë si të ishin para

Shkruar nga Pamfleti
Na nxorrën bojën, tani në sy të gjithë botës, ky

Një libër për fëmijë që shitet online në faqen e internetit ‘amazon.com’ si dhe në librari të ndryshme në botë shfaq një realitet të zymtë për Shqipërinë.

Pamjet ilustruese të librit, ku shfaqet një familje e varfër, e cila nga veshja përkon me periudhën e komunizmit, por në libër përshkruhet si “jeta në Shqipëri”.

E dërsa libri shitet online dhe është botuar nga një shtëpi botuese në Angli ka shqetësuar këngëtarin Big Basta (Geri Xhari). Këngëtari bën një apel që të parandalohet ky libër i cili dizinformon mbi realitetin shqiptar, ku sipas tij i trajton fëmijët shqiptarë si të ishin parahistorikë.

Postimi i plotë:

Meqe fqinjet tane vetem pse kur festojme bejme simbolin tone me duar, ndihen te ofenduar dhe e cojne ceshtjen deri ne gjykaten e jupiterit dhe na denojne me gjoba, a do ta pranojme me perulje dhe si gjynaf kete informacion fallco nga kjo shtepi botuese nga Anglia, apo do mblidhemi dhe dergojme ankesa per ndalimin e ketij libri apo ndryshimin e menjehershem te informacionit.

P.S: Ky liber eshte botim per femijet dhe ndodhet neper librari te botes dhe femijet dizinformohen per vendin tone, dhe ndodh qe ne te ardhmen ti shohin femijet tane si parahistorike.

Kulture