Gërmimet arkeologjike në Lin, zbulohet një mjet lundrues afro 3 mijë vjeçar - Kulture
Kulture17 Mars 2023, 18:51

Gërmimet arkeologjike në Lin, zbulohet një mjet lundrues afro 3 mijë vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Gërmimet arkeologjike në Lin, zbulohet një mjet lundrues afro 3

Gërmimet arkeologjike në Lin kanë zbuluar një mjet lundures që dyshohet se është 3 mijë vjeçar.

Një mjet lundrues që i përket neolitit të mesëm mund të rezultojë të jetë një gjetje unike në rang europian që del në dritë në zonën e Linit pranë Pogradecit. Në konferencën vjetore të Institutit të Arkeologjisë, arkeologu Adrian Anastasi dha detaje mbi këto zbulime.

Me siguri mund ta klasifikojmë edhe si një zbulim unikal. Ne arritëm të identifikonim një mjet lundrues, pirog, e cila është e rëndësishme për sa i përket mjeteve lundruese në atë periudhë, por rezulton të jetë ndër ato pak gjetje që janë bërë në nivel europian për sa i përket kësaj periudhe”, tha Anastasi.

Kërkimet arkeologjike në zonë po kryhen nga një ekip shqiptaro-zviceran drejtuar nga prof Albert Hafner (Universiteti i Bernës), Ilir Gjipali e Anastasi. Tanimë arkeologët po presin rezultatet e analizave të sondazheve të kryera, që mund ta bëjnë sitin palafit të Linit, më të madhin në Europë.

Ky sondazh dha datimin më të vjetër në Europë. Jemi në vitin 5710 para Krishtit dhe nëse këto konfirmohen, siti palafit Lin 3, jo vetëm që është më i madhi në Europë, por është i pari që ka filluar të përdorë teknikën e ndërtimit në palafite”, tha ai.

lin mjet lundrues arkeologjia