Presidenti i Egnatias jep 25 mijë euro premio, momenti i artë për ekipin rrogozhinas - Sport
Sport21 Maj 2024, 20:05

Presidenti i Egnatias jep 25 mijë euro premio, momenti i artë për ekipin rrogozhinas

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i Egnatias jep 25 mijë euro premio, momenti i artë për

Fitorja në gjysmëfinale është përkthyer në të ardhura për të gjithë anëtarët e klubit. Presidenti Agim Demrozi, siç edhe kishte premtuar, i ka dhënë skuadrës premion prej 25 mijë eurosh. Numri “1” i klubit rrogozhinas ka gati edhe premion për titullin kampion.

Më 26 maj, përtej prestigjit për ta mbyllur sezonin në mënyrën më të shkëlqyer, ekipi mendon edhe për aspektin financiar. Në rast triumfi kundër të kuqve, bardhejeshilët do të arkëtojnë 200 mijë euro në total nga FSHF-ja dhe minimalisht 960 mijë euro nga UEFA për pjesëmarrjet në eliminatoret e Champions League.

Ky sukses do të shënonte një pikë të rëndësishme për presidencën, e cila ka investuar pafund, por ende nuk ka parë t’i shpërblehet investimi me shifrat e dëshiruara. Ky është momenti më i artë në historinë e Egnatias.

agim demrozi presidenti i egnatias