TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Gusht 2023, 07:08

Vrasje në Bulqizë, humb jetën 26-vjeçari; detajet e para

Shkruar nga Pamfleti
Vrasje në Bulqizë, humb jetën 26-vjeçari; detajet e para
Foto ilustruese

Një vrasje është shënuar në Shupenzë të Bulqizës në Qarkun e Dibrës. Mësohet se i riu që ka humbur jetën është Dritan Manjani, 26 vjeç.

Dorjan Dema pas një konflikti me Dritan Manjanin e ka plagosur me kaçavidë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

"Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin,  i cili si pasojë e plagëve  ka humbur jetën në spital", njofton policia. 

Ndërkohë, autori Dorjan Mema është arrestuar nga uniformat blu dhe ndodhet në rajonin e policisë së Dibrës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të vjetër, por ende nuk dihen të tjera detaje. Policia dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Homesh, dhe policia dyshon se bëhet fjalë për konflikt të vjetër.

Ndërkaq, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

dibër vrasje

Lini një Përgjigje