
Prokurorët kanë mbërritur në kampin MEK në Manzë të Durrësit dhe kanë hyrë në morgun ku ndodhet një trup i pajetë brenda spitalit të kampit.
Pritet që të bëhet ekspertiza e viktimës. Muxhahedinët pretendojnë se u vra nga forcat e policisë. Ndërsa vetë Policia thotë se gjatë operacionit nuk pati viktima. Ndërkohë ka pasur raportime se viktima mund të ketë ndërruar jetë më herët, por do të jetë ekspertiza që do të hedhë dritë në fund.
Operacioni u zhvillua me urdhër të SPAK, në kuadër të një hetime mbi sulmet kibernetike dhe për çështje terroriste.
Lini një Përgjigje