
Rigjykimi në Apelin e GJKKO-së erdhi pas vendimit të Gjykatës së Lartë, ndërsa SPAK këmbënguli që të mbetet në fuqi dënimi me 28 vite burg ndaj Selmanit...
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin prej 28 vitesh burg për Ilir Selmanin, i shpallur fajtor si pjesë e grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko.
Selmani ishte shpallur fajtor nga Shkalla e Parë si pjesë e të ashtuquajturit “Klani Duka”, grup që sipas akuzës organizoi dhe ekzekutoi ish-policin Santiago Malko në gusht të vitit 2019 në Tiranë.
Rigjykimi në Apelin e GJKKO-së erdhi pas vendimit të Gjykatës së Lartë, ndërsa SPAK këmbënguli që të mbetet në fuqi dënimi me 28 vite burg ndaj Selmanit.
Kujtojmë se Selmanaj po hetohet dhe gjykohet si pjesë e grupit të njohur si klani "Duka". Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ai është një nga autorët e dyshuar të atentatit të ndodhur në gusht të vitit 2019 në zonën e Xhamllikut, në Tiranë, ku u vra ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Santiago Malko.
Sipas dosjes së SPAK, Selmanaj akuzohet për përfshirje në organizimin dhe ekzekutimin e atentatit.
Santiago Malko njihej edhe si një person i afërt me Ervis Martinajn, i konsideruar nga autoritetet si një figurë e rëndësishme e botës së lojërave të fatit. Martinaj rezulton i zhdukur që prej 8 gushtit të vitit 2022, ndërsa fati i tij mbetet ende i pazbardhur nga autoritetet.
Dyshimet janë se eliminimi i Malkos u bë prej përplasjeve që Duka-Martinaj kishin nisur në atë kohë. Ngjarja u zbardh e plotë prej komunikimeve në aplikacionin “SkyECC”, ku flitej për atentatin e rëndë. Së bashku me Islamin, GJKKO ka dënuar me burg dhe Leonard Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku, Dritan Aga dhe Oltian Loga.
Lini një Përgjigje