TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Korrik 2025, 20:02

1,300 të pushuar nga Rubio, Yuri Kim protestë para DASH-it; ngushëllon punonjësit që largohen! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

1,300 të pushuar nga Rubio, Yuri Kim protestë para DASH-it;

Në radhët e protestuesve, u pikas dhe ish-ambasadorja amerikane, Yuri Kim e cila qëndronte në trotuar dhe ngushëllonte punonjësit e pushuar nga puna.  

Me urdhër të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, Departamenti i Shtetit njoftoi ditën e djeshme se do të pushojë nga puna më shumë se 1,300 persona, si pjesë e një riorganizimi dramatik të agjencisë.  

Ndërkohë që ditën e sotme, jashtë godinës së Departamentit të Shtetit janë parë punonjësit e pushuar që të dalin me sendet e tyre në duar dhe të përlotur, duke u përshëndetur me kolegët. 

Jashtë ambienteve të DASH-it qindra punonjës dhe ish punonjës të Departamentit të Shtetit ishin mbledhur në shenjë solidaritet dhe proteste ndaj kësaj nisme.  

Ata duartrokisnin kolegët e tyre të pushuar tashmë nga puna dhe protestonin njëkohësisht me banderola dhe thirrje kundër spastrimit të administratës Trump.  

Në radhët e protestuesve, u pikas dhe ish-ambasadorja amerikane, Yuri Kim e cila qëndronte në trotuar dhe ngushëllonte punonjësit e pushuar nga puna.  


Shkarkimet do të prekin 1,107 zyrtarë të shërbimit civil dhe 246 zyrtarë të shërbimit të jashtëm, por nuk dihet nëse Yuri Kim bën pjesë në listën e personave që janë larguar nga departamenti.  

Ndërkohë që në një tjetër video Yuri Kim shfaqet teksa ngushëllon një punonjëse të DASH e cila ishte pjesë e listës së të shkarkuarve.


Zyrtarët e shërbimit të jashtëm që marrin njoftime për “Reduktim të Forcës” (RIF) të premten do të vendosen në leje administrative për 120 ditë përpara se të humbasin zyrtarisht vendet e tyre të punës, sipas njoftimit. Shumica e nëpunësve civilë do të vendosen në leje për 60 ditë përpara se shkarkimi i tyre të hyjë në fuqi. 

Lini një Përgjigje