TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Prill 2023, 19:13

14 Maji, SPAK krijon strukturën e veçantë për monitorimin e krimeve zgjedhore  

Shkruar nga Pamfleti

14 Maji, SPAK krijon strukturën e veçantë për monitorimin

Fushata zgjedhore e 14 majit vjen me një risi, pasi për herë të parë ajo do të ndiqet nga një strukturë e veçantë e krijuar nga Prokuroria e Posaçme.

Denoncimet për krimet zgjedhore kur në dosje flitet për emra zyrtarësh por edhe hetimi në terren do të jenë në qendër deri në mbylljen e numërimit. Sipas burimeve të sigurta Prokuroria e Posaçme i ka organizuar prokuroret e posaçëm dhe hetuesit e BKH-së në dy seksione, atij kundër Korrupsionit dhe ai i Krimit të Organizuar.

Kategoria e veprave penale në fushën e zgjedhjeve është përfshirë nën Seksionin kundër Korrupsionit të cilit së fundi i janë bashkangjitur edhe një grup prej hetuesve financiarë të Prokurorisë së Posaçme.

Puna ne fakt ka nisur më 1 mars të këtij viti dhe struktura e veçantë ka në përbërje 8 hetues, katër prej tyre do ti kalojë krimit të organizuar, ndërsa gjyma tjerët korrupsionit.

Në zgjedhjet e 25 Prillit vetëm prokuroria e Posaçme ishte institucioni i vetëm që merrej me hetimin e këtyre krimeve. Në rast të konstatimit të një vepre penale në rrethe do të jenë Oficerët e Policisë Gjyqësore ata që do të mbledhin fakte dhe prova për llogari të SPAK dhe më pas vepra do ti referohet Prokurorisë së Posaçme.

spak zgjedhjet 14 maji

Lini një Përgjigje